Kurseje

Këshilla dhe fakte për ujin

 
  • Kursejeni, uji është jetë!


    - 97 % e ujit në të gjithë globin është i kripur.
    - Vetëm 2.7 % e sasisë së përgjithshme të ujit mund të shfrytëzohet për pije.
    - Uji është rregullatori i temperaturës së tokës.
    - Ai, gjithashtu, rregullon temperaturën e trupit tonë.
    - Uji është transportuesi i ushqimeve dhe i oksigjenit në qelizat e trupit të njeriut.
    - Uji përbën 66% të organizmit, 75 % të trurit njerëzor dhe 75 % te të gjithë bimësisë.
    - Një person mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë.

  • Përdorimi i ujit në jetën e përditshme?


    - Çdo person përdor mesatarisht 160 litra ujë çdo ditë.
    - Për të bërë punët e mirëmbajtjes së shtëpisë përdoren mesatarisht 3500 litra ujë në javë.
    - Sasia më e madhe e ujit të përdorur është ajo që shkon për tualetin e shtëpisë sonë.

  • Ne përdorim...


    - 2 litra ujë, sa herë do të mbushim një enë pë çaj.
    - 25 litra ujë, sa herë që do të lahemi në dush.
    - 60 litra ujë, sa herë vendosim në punë makinën larëse të rrobave.
    - 5 litra ujë, për të larë pjatat në shtëpi.
    - 10 litra ujë, sa herë të shtypim butonin e shkarkimit të tualetit.

  • Sa harxhon një rubinet i cili pikon pikë-pikë?


    - Ai harxhon afërsisht 283-387 litra ujë në javë.

  • Si mund të ndalim keqpërdorimin e ujit?


    - Të mos lejojmë të rrjedh ujë kot nga rubineti.
    - Të mos përdorim ujin e pijshëm për të larë veturat.
    - Të mos konsumojmë më shumë ujë nga sa janë nevojat tona.
    - Të mos përdorim ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytetin tonë.
    - Të mos pastrojmë trotuaret me ujë të pijshëm.
    - Të mos harrojmë të mbyllim çezmat kur lajmë dhëmbët.
    - Të mos ujitim çdo ditë lulet.
    - Të paguajmë rregullisht ujin që konsumojmë.
    - Të mos lejojmë ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujit.