Infrastruktura

Rreth Kompanisë - Historiku

 

Në vitin 1962 ka filluar të ushtrojë veprimtarinë e saj si ndermarrje Shoqerore e njohur me emrin “Cvileni”, që nga viti 1999 ka funksionuar si Ndermarrje Publike nën DSHP shtylla e IV e UNMIK-ut, ndërsa që nga mesi i vitit 2003 kjo Kompani është regjionalizuar me 4 njësi në vete: Prizren, Suharekë, Dragash dhe Malishevë. Që nga Korriku i vitit 2007 funksionon si Shoqëri Aksionare K.R.U. “Hidroregjioni Jugor” SH.A.

Kompania e ujësjellesit rajonal Hidroregjioni Jugor, sherbimet e veta i ofron në pjesën jugore të Kosovës duke perfshirë këto komuna:

  • Komuna e Prizrenit - Qyteti i Prizrenit dhe 23 Fshatra
  • (Numri total i fshatrave -73)

  • Komuna e Suharekës - Qyteti i Suharekës dhe 9 Fshatra
  • (Numri total i fshatrave -42)

  • Komuna e Dragashit - Qyteti i Dragashit dhe 2 Fshatra
  • (Numri total i fshatrave -39)

  • Komuna e Malishevës - Qyteti i Malishevës dhe 16 Fshatra
  • (Numri total i fshatrave -43)

  • Komuna e Mamushës
  • (Nga viti 2011)

Rrjeti furnizues që i kryen sherbimet perfshinë 4 njësi operacionale: Njësinë Prizren, Suharekë, Dragash dhe Malishevë. Furnizimi me ujë bëhet prej burimeve vetanake. Në nivel te Kompanisë furnizohen edhe 39 fshatra që janë të kyçur ne rrjetin e Kompanise Regjionale Prizren, Suharekë, Malishevë.
Numri i popullatës në të cilen  Kompania e Ujesjellesit Regjional Prizren i kryen sherbimet  e veta vleresohet të jetë  rreth 200.000 banorë.
Kapaciteti prodhues sillet rreth 750 l/sec.- Kapaciteti ndryshon varësisht nga kapacitetit I burimeve. Furnizimi bëhet 40% me pompa, 60% me gravitet.